15 Nëntor 2024

Ministri Bajrami priti një delegacion të Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë

Prishtinë, 31 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot një delegacion të Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, me të cilët ka biseduar më gjendjen në arsim dhe planet për të ngritur cilësinë në të gjitha nivelet e arsimit.

Ministri Bajrami, fillimisht ka falënderuar shtetin austriak për të gjitha që kanë bërë për Kosovën në shumë sfera, e sidomos në arsim, madje duke dhënë kontribut të madh edhe në kohë të vështira për arsimin shqip në Kosovë.

Ndërsa, Ministri theksoi se ky bashkëpunim ka vazhduar përgjatë viteve me ndihmën e madhe të Austrisë në forcimin e institucioneve arsimore kosovare në shumë segmente, si: në trajnimin e mësimdhënësve, hartimin e kurrikulave, në arsimin profesional, në reformimin e bazës ligjore, por, edhe me pëkrahje të madhe në arsimin e lartë dhe në shkencë.

Pasi që foli për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe planet për të ngritur cilësinë, ministri Bajrami falënderoi anëtarët e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë për lobimin që po bëjnë për shtetin e Kosovë dhe i ftoi ata që të jenë aktiv në mbështetjen e rinisë kosovare, në mënyrë që këta të fundit të lëvizin lirshëm në tregun evropian si njerëz me shkathtësi dhe kompetenca.

Në emër të delegacionit, z. Lukas Mandl, deputet i Parlamentit të Austrisë së poshtme dhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, theksoi gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën, sidomos në sferën e arsimit. “Arsimi e ka ndihmuar Austrinë që të bëhet një storje e suksesit. Shpresoj që kjo të ndodhë edhe me Kosovën”, theksoi, Mandl.

Shoqata e Miqësisë Austri-Kosovë është themeluar në maj të këtij viti dhe ka për qëllim thellimin e raporteve mes Kosovës dhe Austrisë dhe të ndihmojë që agjenda evropiane e Kosovës të avancohet edhe më tutje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)