15 Nëntor 2024

Ministri Bajrami prezantoi Kurrikulën e Re

Prishtinë, 1 nëntor - Ministri i Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me bashkëpunëtorë , ka marrë pjesë në takimin e radhës të Komisionit Parlamentar për Arsim të Kosovës, të kryesuar nga Nait Hasani- kryetarë, me ç`rast  i njoftoi lidhur me  procesin e rishikimit të  Kurrikulës së Re  dhe Tekstet  Shkollore.

Ministri Bajrami, i njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim lidhur me procesin e  rishikimit dhe të zbatimit ( pilotimit) të Kurrikulës së Re për të cilën tha se është dashur një kohë që ky proces të përfundoi me sukses dhe të kemi një dokument të kompletuar.

Ministri Bajrami tha se,  është dashur një periudhë gati dyvjeçare që ta përmbyllim procesin e rishikimit të Kurrikulës së Re, me qëllim që të kemi një dokument  cilësor dhe të zbatueshëm.

“Kurrikula e  Re e Kosovës e bazuar në kompetenca, njëherësh po zbatohet ( pilotohet ) tërësisht edhe nga Shqipëria, për faktin se është hartuar konform trendëve të arsimit në vendet e Bashkimit Evropian “, theksoi ministri Bajrami.

Rishikimi i Kurrikulës si proces dhe ndryshimet janë bërë nga zyrtarët e MASHT dhe ekspertët për arsim, duke u bazuar në sugjerimet dhe raportet që vijnë nga shkollat pilote si dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë proces.

Anëtarëve te Komisionit Parlamentar  i`u është prezantuar Kurrikula e Re si dhe Udhëzuesi për zbatim.

Kurrikula e Re e Kosovës ka filluar të pilotohet  në vitin shkollor 2013 /14 ,  fillimisht në 10 shkolla ndërsa një vit më vonë,  ky proces ka filluar edhe në 84 shkolla të reja pilote, kurse  zbatimi i tërësishëm i Kurrikulës do të ndodhë në vitin 2001  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)