15 Nëntor 2024

Ministri Bajrami po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicërr

Prishtinë, 3 nëntor - Ministri i  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, po qëndron në Zurich me ftesë të Qeverisë Zvicerane, ku po merr pjesë në disa takime të rëndësishme për rolin dhe ndikimin e Teknologjisë Inovative në fushën e arsimit dhe ngritjen e cilësisë.

Ministri Bajrami, foli për reformat e arsimit në Kosovë, me theks të veçantë rreth orientimit të të rinjve tanë drejt Arsimit dhe Aftësimit Profesional,  i cili realisht  ofron mundësi me më të mira për punësim të të rinjve e që janë pjesa më vitale e shoqërisë sonë.

Me këtë rast , ministri Bajrami mori mbështetje të plotë nga Qeveria e Zvicerane për të aplikuar modelin Dual të Zvicrës në Kosovë, model ky që nënkupton  lidhjen ë shkollës me kompanitë e ndryshme të biznesit.

“Ky model është më se i nevojshëm për ne në Kosovë , sepse krahas njohurive teorike , nxënësve  u mundëson  përfitimin e shkathtësive praktike në ato kompani ku mund të përfshihen  th ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se  një përvojë e tillë vlerësohet shumë e nevojshme edhe për kërkesat e tregut të punës , ku kompanitë përkatëse kanë mundësi edhe të njihen nga afër me shkathtësitë e nxënësve  që një ditë edhe ti angazhojnë në procesin e prodhimit përkatësisht ti punësojnë .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)