Ministri Bajrami po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA
Washington, 16 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami së bashku me Rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës,do të qëndrojnë për një vizitë zyrtare studimore disaditëshe në SHBA.
Sipas agjendës, ministri Bajrami dhe Rektorët e Universiteteve Publike , do të marrin pjesë në Samitin për Kosovën i cili do të organizohet në Universitetin James Madison dhe në disa universitete tjera si të Harrisonburg,Virgjinias etj. Me këtë rast do të mbahen disa punëtori lidhur me avancimin e Sistemit Arsimor të Kosovës , me theks të veçantë në Arsimin e Lartë .
Në këto punëtori do të diskutohet për Strategjitë per përmirësimin e shërbimeve financiare dhe planifikim strategjik e menaxhim të buxheteve nga ana e universiteteve .
Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Bajrami me bashkëpunëtor në Washington, do të zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të Bankës Botërore, të USAID-it të cilët me projekte të ndryshme po e ndihmojnë arsimin në Kosovë.
Ministri Bajrami gjithashtu do të ketë një takim edhe në Departamentin e Shtetit ku do të diskutohet për implementimin e skemës së bursave Fullbright, për të cilat kohë më parë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi nga ana e ministri Bajrami dhe Ambasadorit Amerikan Delawie.