Ministri Bajrami po qëndron për një vizitë zyrtare në Poloni
Varshavë, 25 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë vizitës në Varshavë të Polonisë, ka zvilluar disa takime me përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze PEARSON Education të Anglisë .
Gjatë këtyre takimeve,është biseduar për mundësitë e angazhimit profesional të kësaj kompanie për përgatitjet për testin e ardhshëm ndërkombëtarë PISA 2018, për mundësinë e standardizimit të teksteve shkollore, veçanërisht të shkencave natyrore si : matematika, biologjia, fizika, kimia etj.
Pos këtyre , është kërkuar ndihma e ekspertëve të PEARSON Education edhe për trajnimet dhe çertifikimet e mësimdhënësve, në mënyrë qe të ndërmirren hapa konkretë për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.
PEARSON, është kompani botuese Britanike, e cila ka prioritet edukimin, vlerësimin si dhe është kryesë i shërbimeve profesionale për shkolla dhe drejtëpërdrejtë për nxënës .