21 Prill 2025

Ministri Bajrami ngushëllon familjen Nushi

Prishtinë, 3 shtator -  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ka shprehur ngushëllime familjes Nushi, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, akademik Pajazit Nushit.

Ministri Bajrami ka thënë se ndarja nga jeta e akademikut Nushi është një humbje e madhe për arsimin dhe shkencën. “Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, akademik Pajazit Nushi. 

Ndarja nga jeta e akademikut Nushi është dhembje për familjen tuaj dhe për të gjithë ne që patëm rastin ta njohim, përfshirë këtu edhe gjenerata të tëra studentësh. Por, kjo është edhe një humbje e madhe për arsimin dhe shkencën, sepse ishte një padagog i palodhshëm gati gjithë jetën, e po ashtu na la një pasuri të madhe me veprimtarinë e tij shkencore.  Akademik Pajazit Nushi, do të mbahet mend me personalitetin e tij, ndërsa vepra e tij do t’iu shërbejë brezave që vijnë, sidomos atyre të fushës së psikologjisë, ku ai dha kontributin më të madh. 

\"Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të ministrit Bajrami.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)