Ministri Bajrami në Samitin për Arsimin e Lartë në Kosovë
Prishtinë, 18 tetor - Në Universitetin James Madison të Harrisonburgut të shtetit Virgjinia, po mbahet Samiti për Arsimin e Lartë në Kosovë, në të cilin po merr pjesë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës.
Në kuadër të këtij Samiti do të organizohen disa takime dhe punëtori lidhur me avancimin e Sistemit Arsimor të Kosovës, me theks të veçantë në Arsimin e Lartë.
Tema bosht e këtyre punëtorive do të jetë planifikimi strategjik, planifikimet buxhetore dhe menaxhimi i universiteteve dhe ngritja e cilësisë së tyre.
Gjatë vizitës në SHBA , ministri Bajrami do të zhvilloi takime edhe me përfaqësues të lartë të USAID-it, Bankës Botërore, ndërsa do të ketë një takim edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit .