Ministri Bajrami në Forumin Botëror të Arsimit 2016 në Londër
Londër, 18 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami, me ftesë të z. Jo Johnson MP, ministër për Universitete dhe Shkencë dhe z. Rt Hon Nicky Morgan, Sekretar i Shtetit për Arsim, po qëndron për vizitë zyrtare në Britani të Madhe për të marrë pjesë në Forumin Botrëror të Arsimit 2016, i cili po mbahet në Londër nga 18 deri më 21 janar të këtij viti.
Në këtë forum vjetor, në të cilin marrin pjesë ministrat e arsimit nga shumë vende të botës, do të diskutohen tema të ndryshme mbi arsimin dhe teknologjinë, arsimin profesional dhe tregun e punës, si dhe mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet sfera e arsimit në përgjithësi.
Gjatë kësaj vizite, ministri Bajrami do të ketë takime edhe me homologë dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve arsimore dhe shkencore të shteteve të ndryshme të botës, ndërsa kryefjala e këtyre takimeve do të jetë arsimi profesional dhe imazhi i ri i Republikës së Kosovës.