15 Nëntor 2024

Ministri Bajrami nderohet me titull "Doktor Honoris Causa"

Tetovë, 18 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami është nderuar me titull Doktor Honoris Causa i Universitetit Shtetërorë të Tetovës, të cilin ia dorëzoi solemnisht rektori  Prof. Dr. Vullnet Ahmeti.

Ky nder i bëhet ministrit Bajrami dhe znj. Prof. Dr. Beate e Henn Memmesheimer nga Gjermania, me  rastin e shënimit të 22 vjetorit të themelimit të Universiteti i Tetovës, ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të skenës politike shqiptare në Maqedoni, rektor, akademik e profesor e studnetë të universiteteve dhe kolegjeve nga Kosova dhe Maqedonia.

Me këtë rast Ministri Bajrami është shprehur se, me këtë çmim që po i dhurohet sot, po nderohet kontributi i gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët për më shumë se 20 vite, me shumë mund dhe sakrificë, udhëtuan në këtë universitet që nga një ëndërr të bëjnë realitet një universitet modern, bashkëkohor, i cili padyshim nuk e kishte vetëm rolin akademik, krijimin e një klase intelektuale, por, ishte edhe promotor dhe bartës i përpjekjeve të parreshtura të shqiptarëve për të realizuar të drejtat e barabarta dhe përmirësimin e pozitës kushtetuese të shqiptarëve, që të jetë një komb me të drejta të barabarta shtetformuese në Maqedoni.

Kjo është shtëpia ime dytë, andaj edhe ndjehem krenar që pata rastin të jem mentor i 16 doktor shkencash dhe rreth 73 magjistra shkencash të cilët sot janë profesionist të suksesshëm dhe bartës të proceseve, tha Ministri Bajrami.

\"Universiteti i Tetovës tashmë është i afirmuar, respektuar dhe nga më cilësorët në Maqedoni, që ka ndërtuar një imazh të mirë ndërkombëtar, por ky tashmë ka edhe sfidat siç janë rritja e cilëisisë, gjithpërfshirja dhe rritja e numrit të studentëve.

Në fund ministri Bajrami ka falënderuar përfaqësuesit e UT-s për çmimin e dhënë, për të shtuar se ky çmim na obligon edhe më shumë që bashkërishtë të punojmë më shumë në rrugën e integrimeve kombëtare dhe evropiane.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)