Ministri Bajrami nderohet me çmimin për kontribut në edukim
Prishtinë, 29 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, nderohet në Lublanë të Sllovenisë) me çmimin special për kontribut te veçantë ne edukim dhe shtetndërtimit, të cilin në emër të Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes s Mesme dhe Ballkanit (Ifimes), ia dorëzoi ish -presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq.
Ministri Bajrami me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e Ifimesit dhe ish presidentin kroat, Mesiq për çmimin e ndarë, njëherësh është shprehur se ndjehet shumë i nderuar për faktin se ky çmim vjen nga një institut prestigjioz ndërkombëtar.
Ndërsa e vlerësoi lartë dhe e falënderoi Mesiq, si një mik të madh të shqiptarëve për kontributin e tij dhe të shtetit kroat në mbështetje të pavarësisë dhe afirmimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.