25 Dhjetor 2024

Ministri Bajrami mbështet autonominë e Universitetit të Prishtinës

Prishtinë, 29 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka informuar kabinetin qeveritar me zhvillimet rreth çështjes së krijuar për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, të kandidatëve nga familjet e kategorive të dala nga Lufta.

Ministri ka theksuar se do të mbështes palët, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe shoqatat e dala nga lufta, që të arrijnë një zgjedhje të pranueshme për situatën e krijuar.

Ministri ka theksuar mbështetjen për autonomin institucionale të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke shtuar se qeveria dhe ministria nuk mund të jenë adresa për zgjidhjen e këtij problemi.

Kryeministri ka shprehur mbështetjen e plotë të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të ndihmuar në gjetjen e zgjedhjes për situatën e krijuar.

Duke shprehur bindjen se kjo do të jetë mbledhja e fundit në këtë vit e kabinetit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa ka uruar anëtarët e kabinetit qeveritar për një vit të mbarë dhe të suksesshëm në punën dhe angazhimet e tyre.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)