Ministri Bajrami ishte prorektor kur ndodhi skandali me diploma
Prishtinë, 13 prill - Gjatë periudhës kur janë lëshuar shumë diploma të dyshimta nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit, Arsim Bajrami ka qenë prorektor i UP-së.
I kontaktuar nga Zëri, kreu aktual i MASHT-it thotë se regjistrimet e studentëve kanë ndodhur para se ai të bëhet prorektor.
Megjithatë, i pari i MASHT-it, duke prezantuar gjetjet e raportit të Inspektoratit, konfirmon se 14 kandidatëve që kanë diploma të këtij institucioni u anulohen të njëjtat, siç ka thënë ai, për shkaqe të të gjeturave të ndryshme me rastin e inspektimit.
Prokuroria Themelore e Pejës vite më parë ka ngritur një aktakuzë, ku dyshohet se 503 nga 505 studentë kanë marrë diploma false, pa i ndjekur asnjëherë ligjëratat në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, i cili ka qenë pjesë e Universitetit të Prishtinës.
/Zëri/