Ministri Bajrami inspekton projektin 'School Me' në shkollën Model
Prishtinë, 23 shtator - Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë sot Shkollën Model në Prishtinë, për të parë nga afër pilotimin e projektit School Me - "Më mëso mua".
Ky projekt financohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, i cili ka për qëllim të mbështesë arsimin e nxënësve shqipfolës të shkollave 9-vjeçare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi, si dhe të fëmijëve shqiptarë në shtete të tjera.