15 Nëntor 2024

Ministri Bajrami është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit

Prishtinë, 21 tetor - Në vijim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në Washington ka zhvilluar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është pritur nga zëvendëssekretari i parë i Byrosë Federale për Arsim dhe Kulturë, Mark A. Taplin.

Temë e bisedimit ishte implementimi i suksesshëm i skemës së bursave të Programit Fullbright,  i cili financon shkëmbimin akademik, përkatësisht bursa studimore për studentët nga Republika e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri Bajrami, gjithashtu është pritur edhe nga zonja Margot Elise, zëvendësadministratore e parë e Byrosë së USAID-it për Evropë dhe Azi, me të cilën është biseduar për projektet e përbashkëta dhe bashkëpunimin e më tejmë në fushën e arsimit në Kosovë.

Ministri Bajrami gjatë qëndrimit në SHBA së bashku rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës dhe përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, kanë mbajtur një punëtori, në të cilën është biseduar për zbatimin e projekteve të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim reformimin dhe zhvillimin e të gjitha niveleve të arsimit në Republikën e Kosovës.

Përveç, këtyre takimeve, ministri Bajrami ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesit e Korpusit të Paqes, me ç’ rast është pritur nga znj. Kristinë B. Besch, drejtore regjionale  e operacioneve të Korpusit të Paqes për regjionin e Evropës, Mesdheut dhe Azisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)