14 Nëntor 2024

Mileniumi tretë dhuron bursa shkollimi për dy aktorët e filmit “Shok”

 Prishtinë, 13 prill - Dy fëmijët, artistët e mrekullueshëm të filmit të metrazhit të shkurtër “Shok”, Lum Veseli dhe Andi Bajgora do të mund të fillojnë shkollimin e tyre në Shkollën “Mileniumi i Tretë”.

Drejtoresha e Shkollës “Mileniumi i Tretë”, Znj. Afrore Lila, njoftoi sot se Shkolla “Mileniumi i Tretë” ofron 2 bursa të plota shkollimi për dy fëmijët që e bënë Kosovën të ndihet krenare me nominimin e filmit “Shok” për çmimin “Oskar”, në të cilën patën role kryesore këta dy artistë.

Përfituesit e bursave janë përzgjedhur nga vetë Shkolla duke i dhënë prioritet artit kosovar.

“Sot më shumë se kurrë, është e rëndësishme që fëmijët tanë të marrin arsimimin për të cilin ata kanë nevojë, e vendi ynë sot më shumë se kurrë ka nevojë për ta.\"

\"Ky investim nuk është investim vetëm i së ardhmes së tyre, por është investim edhe për të ardhmen e artit në vendin tonë duke e prezantuar Kosovën edhe në evente ndërkombëtare”, tha drejtoresha e shkollës Afrore Lila.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)