"Mileniumi i Tretë", fitoi çmimin për projektin ndër-kufitar shkollor
Senec, 7 prill - Çmimi i Akademisë së Shkollave të Evropës Qendrore (ACES) është ndarë për arritje të veçanta në projektin shkollor ndër-kufitar me temën e diversitetit.
Shkolla nga Prishtina Mileniumi i Trete fitoi Çmimin e Akademisë së Shkollave të Evropës Qendrore (ACES) për arritje të veçanta në kuadër të projektit shkollor ndërkufitar. Çmimi u dha në fund të javës së kaluar, në Akademinë ACES e cila është mbajtur në qytetin Sllovak në Senec.
ACES është një nga rrjetet më të mëdha ndërkufitare të shkollave në Evropë, të cilën e përbëjnë 15 vende partnere: Kosova, Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Herzegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Republika Çeke, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.
Në garën e këtij viti, me temën e "Diversitet", kanë marrë pjesë më shumë se 500 shkolla dhe janë përzgjedhur 44 projekte, të cilëve u janë dedikuar fondet për zbatimin e ideve te propozuara.
Në Akademinë ACES, shkollat kanë prezantuar rezultatet e punës së tyre, dhe një juri ndërkombëtare me ekspertë dha shperblime për projekte më interesante.
Nga Kosova Shkolla Mileniumi i Tretë ka marrë pjesë në garë dhe është një nga fituesit e shperblimit për projektin me titullin "Ndryshe? Mrekullueshëm!" i cili është zhvilluar në bashkëpunim me shkollat: gjimnazin Bezigrad nga Ljublana e Sllovenisë dhe gjimnazin Lipany nga Lipany i Sllovakisë. "Shkolla jone gjithmone përkrah projektet inovative të cilat u ofrojnë nxënësve mundësi të shumta t'i zhvillojne shkathtësitë e shekullit XXI.
Aktivitetet të cilat u realizuan në kuadër të projektit u organizuan nga vet nxënësit andaj ishte kënaqësi e veçantë kur morrëm çmimin për arritshmëri të veçantë në fushën e pjesëmarrjes së nxënësve" ka thënë Krenare Lleshi koordinatore e projektit në shkollën Mileniumi i Tretë.
Shkollat kanë qenë te nominuara për çmimin për arritje të veçanta në pesë kategori: Pjesëmarrja e nxënësve, bashkëpunimi ndërkombëtar, guximi qytetarë, procesi i të mësuarit inovativ, si dhe diversiteti i cili ishte tema e këtij konkursit të këtij viti .
ACES Akademia në Senec është mbajtur nën përkujdessjen e Këshillit të Evropës.
Në periudhën nga 1 deri në 4 Prill rreth 300 nxënës dhe arësimtarë, si dhe përfaqësues të ministrive të arsimit, instruktorët dhe ekspertët e arsimit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, kanë marr pjesë në Akademinë ACES në Senec. dhe në mesin e tyre ishte një delegacion i nxënësve dhe arsimtarëve nga Kosova.
Për herë të parë, ndarja e çmimeve të Akademisë ACES është mbajtur nën patronatin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z Thorbjørn Jagland (Thorbjørn Jagland).
Përveç prezantimit dhe vlerësimit të rezultateve të projekteve të projektuara si rezultat i partneriteteve shkollore, pjesëmarrësit patën kohë për të ndarë përvojat dhe njohuritë e tyre të fituara. Janë mbajtur disa punëtori gjatë të cilave, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të mësojnë për metodat alternative të të mësuarit dhe mësimdhënies, si dhe të mjeteve të dobishme që mund të inkurajojnë nxënësit që të marrin pjesë më shumë në projekte të tilla, të zhvillojnë vetëdijen qytetare dhe rrugët për përballimin e problemeve në shkollë dhe në shoqëri.
Kosova është pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha shkollor në Evropën Qendrore.
Rrjeti ACES eshtë themeluar nga Fondacioni Erste në vitin 2006 , në bashkëpunim me Qendrën Ndërkulturore,organzatë joqeveritare austriake. Sot, rrjeti përbëhet prej 15 vendeve partnere të Evropës Juglindore dhe Qendrore, dhe për koordinimin e iniciativave janë ngarkuar organizatat Qendra ndërkulturor nga Austria dhe VČELI Dom nga Sllovakia.
Kosova ështe pjesë e rrjetit ndërkufitar të shkollave që nga viti 2007. dhe deri më tani në programin ACES ka marrë pjesë 4 shkolla nga Kosova. ACES inkurajon dhe mbështet bashkëpunimin ndërkufitar nëpërmjet zbatimit të konkursit, i cili përfshin partneritetet shkollore. Konkursi i ardhshëm për parashtrimin e propozimeve të projekteve shkollore do të shpallet në vitin 2015.