14 Nëntor 2024

MF e UP nisin zbatimin e angazhimit te studentëve në punë praktike

Prishtinë, 5 prill - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Dema  në një takim që zhvilluan sot u dakorduan se qysh nga e hëna, datë 11 prill 2016, bazuar në Memorandumin për angazhimin e studentëve në punë praktike, Universiteti i Prishtinës të bëjë publike thirrjen për shprehje të interesit për angazhimin e studentëve në punë praktike në MF dhe agjencitë e saja.

Ministria e Financave dhe Universiteti i Prishtinës në janar të këtij viti kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për angazhimin e studenteve në punë praktike. Sipas këtij memorandumi në punë praktike në MF dhe agjencitë e saja do të angazhohen 600 studentë gjatë një viti, prej të cilëve 100 student nga Fakulteti Ekonomik, 30 student nga Fakulteti Juridik, 10 student nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe 10 student nga fakultet tjera, sipas interesimit të studentëve.

Memorandumi do të ju mundësoj aftësimin profesional të studentëve të Universitetit të Prishtinës në fushat që lidhen me Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.  Puna praktike që studentët kryejnë në Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj zgjat tre muaj dhe është me pagesë.

Ministri Avdullah Hoti duke  uruar Rektorin e ri për pozitën e tij  e falënderoi për gatishmërinë e tij për të zbatuar këtë Memorandum bashkëpunimi.

Ministri Hoti gjithashtu shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar me Universitetin e Prishtinës në projekte të tjera që do të shkojnë në të mirë të zhvillimit të shkencës.

Ndërsa, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Dema  falënderoj Ministrin e Financave Avdullah Hotin për vizitën dhe gjithashtu për këtë Memorandum si mundësi e  jashtëzakonshme për Universitetin e Prishtinës, në veçanti për studentët e disa njësive akademike duke ju krijuar benifite domethënëse për studimet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)