23 Dhjetor 2024

Mësimi në Prishtinë nuk fillon nesër

Prishtinë, 9 shkurt  - Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mësimi në institucionet e caktuara parashkollore, shkollat fillore, dhe shkollat e mesme nuk do të rifillojë të hënën, 10 shkurt 2014 derisa të marrim përgjigje nga instituti.

"Komuna e Prishtinës tashmë ka marrë edhe analizat e para nga mostrat e marra nga Policia e Kosovës,  edhe ato kanë rezultuar të kenë vlera të larta të squfurit.  Në institucionin parashkollor ‘Gëzimi Ynë’ mostra e marrë ka rezultuar të ketë vlera të squfurit rreth 170 ppm[1] (10 max.) ndërsa në Shkollën Fillore ‘Meto Bajraktari’ është konfirmuar vlera 130 ppm  e marrë nga disa ditë më herët", ka njoftuar komuna.

Po ashtu kësaj komunikate po ia bashkëngjisim edhe rezultatet e tri shkollave fillore të marra nga komuna ditën e premte, 7 shkurt 2014, në shkollën fillore ‘AsimVokshi’-  680 ppm, në Gjimnazin ‘Sami Frashëri’ - 310 ppm dhe në Shkollën Fillore ‘Meto Bajraktari’ - 133ppm.  Në këtë komunikatë e keni edhe analizën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për Shkollën Fillore ‘Gjergj Fishta’ - 690 ppm.

Komuna e Prishtinës shpreh shqetësimin në raport me qëndrimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me komunikatën që një analizë të një produkti që shitet si Naftë në Kosovë dhe cila ka vlera 70 herë më të mëdha se sa vlera e lejuar me ligj të thotë së është konform standardeve.

Po ashtu Komuna e Prishtinës shpreh habinëme komunikatën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e cila ka matur cilësinë e ajrit në shkollat në Prishtinë të shtunën pasiqë janë ndalur sistemet e ngrohjeve dhe gjeneratorët, me ç’ rast ndalet edhe kontaminimi i ajrit.

Komuna e Prishtinës vlerëson se ngutia për ta mbyllur këtë rast pa i zbuluar deri në fund arsyet ngjallë dyshimet se dikush këmbëngul që ky rast të mos zbardhet deri në fund.  Prokuroria ka iniciuar hetimet dhe të shtunën janë marrë  mostra në 7 shkolla të Prishtinës.  Sot, ditë e diele, Policia e Kosovës po merr edhe 8 të tjera.

Komuna e Prishtinës lajmëron qytetarët se të premten, 7 shkurt 2014 është dërguar letra te Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për të vlerësuar rrezikshmërinë e nivelit të lartë të squfurit e në shkelje të ligjit.  Në momentin kur sqarohet rreziku akut i menjëhershëm dhe ai afatgjatë, Komuna e Prishtinës do të marrë vendimin për rifillimin e mësimit.  Andaj, duam të lajmërojmë publikun e gjerë se mësimi në institucionet e caktuara parashkollore, shkollat fillore, dhe shkollat e mesme nuk do të rifillojë të hënën, 10 shkurt 2014 derisa të marrim përgjigje nga instituti.

Po ashtu bëjmë thirrje tek institucionet përgjegjëse që të bëjnë hetimet e duhura për shkeljen flagrante të ligjit.  I bëjmë thirrje edhe Kuvendit të Kosovës të iniciojë debatet e nevojshme parlamentare për këtë problem alarmues për shtetin tonë.

"Theksojmë se çdo ditë mësimi e humbur për shkaqet e mësipërme do të zëvendësohet. Pra nxënësit tanë nuk do të humbin asgjë nga procesi mësimor. Po ashtu duam të theksojmë se dëmtimi eventual i shëndetit nuk është i rikthyeshëm. Vendimi i Komunës është konform mbrojtjes së jetës dhe shëndetit publik, vlerat e lejuara të squfurit në Bashkimin Evropian sipas ligjeve të aprovuara në vitin 2011 janë 10 ppm", thuhet në komunikatën e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)