Mësimi gjithë ditorë ka ndikim pozitiv në suksesin e nxënësve
Prishtinë, 23 maj - Në konferencën e mbajtur sot, nga Instituti EdGuard u paraqiten te gjeturat nga vlerësimi i mësimit gjithë ditorë ne Komunën e Prishtinës.
Qëllimi i hulumtimit te prezantuar ishte te ofrojë informata në lidhje me operimin e pilot mesmit gjithë ditore në Komunën e Prishtinës.
Të gjeturat nga ky hulumtim kanë për qëllim të ofrojnë një vlerësim kredibil të pilot mësimit gjithë ditore në Komunën e Prishtinës të bazuar në evidencë.
Nga te gjeturat e hulumtimit mund te konstatohet që iniciativa e ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës për inicimin e mësimit gjithë ditorë është e duhur.
Kjo iniciativë ka ngritur vetëdijesimin e të gjithëve për rëndësinë dhe pashmangshmërinë e mësimit gjithë ditorë, dhe nevojën për t\'u përshtatur me procese të reje.
Sikurse të rekomanduar, çfarëdo vazhdimi i këtij procesi në vitin e ardhshëm shkollor, nuk mund të bëhet pa intervenuar në komponentët e përmendura në këtë raport.
Është e rëndësishme që procesi i mësimit gjithë ditorë të pranohet si i dobishëm, dhe të mishërojë një bashkëpunim të të gjitha palëve në këtë proces.
Suksesi i mësimit gjithë ditorë, përveç tjerash, është shumë i varur nga përkrahja e prindërve dhe përkushtimi i mësimdhënësve.
Mësimi gjithë ditorë, i mire koordinuar edhe me mësimin e rregullt, mund të ketë ndikim pozitiv në suksesin e nxënësve.
Për të arritur këtë, mësimi gjithë ditorë duhet ti përshtatet kontekstit lokal të shkollave fillore në Kosovë, në veçanti duke patur parasysh mungesën e infrastrukturës dhe jogadishmerinë e mësmidhënësve për autonomi në këtë proces.
Në përgjithësi menaxhimi i mësimit gjithë ditorë nga këshillat drejtuese të shkollave përkatëse mund të konsiderohet i suksesshëm.
Vështirësitë e hasura në gjatë këtij procesi të ri për të gjithë, në masë të madhe janë menaxhuar me sukses.
Veçanërisht, duke ditur hezitimet dhe rezistencën e hasur në fillim, manaxhmentët e shkollave kanë arritur që me sukses ta çojnë përpara këtë proces.