Mësimdhënia online në nivelin e duhur
Prishtinë, 21 korrik - Dje në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë është mbajtur ceremonia e çertifikimit të mësimdhënësve të gjeneratës së parë të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin "Mësimdhënia Online në Nivelin e Duhur", trajnim ky i cili u implementua nga Kosova Center for Distance Education (KCDE).
Ceremonia u hap nga Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Antigona Uka, e cila theksoj se megjithëse pandemia ka nxitur vëmendjen në sektorin e mësimit digjital, eksperienca gjatë pandemisë me mësim online është larg nga ajo se si duhet konceptuar mësimin digjital. Sipas Antigones, ngritja e programeve për mësim digjital kërkon angazhim dhe ekspertizë të thellë të fushës, diciplinë kërkimore, dhe qasje inovative në krijimin e materialeve të nevojshme për mbarëvajtjen e trajnimeve digjitale.
Fjalën e përfundoj duke e falenderuar GIZ Kosova e cila e ka mbështetur programin trajnues si dhe Ministrinë e Arsimit, Shkences, Teknologjise dhe Inovacionit MASHTI i cili e ka njohur/akredituar këtë program.
Kjo ngjarje u nderua edhe me prezencen e përfaqësuasesve nga GIZ Kosova, me crast Z. Tobias Seiberlich uroi mësimdhënësit të cilët e kryen këtë program me sukses dhe theksoi nevojën për zgjerim të mundësive të tilla. Ai shtoi se programi i KCDE duhet të mbështetet tutje nga MASHTI me qëllim që të ngirten më teper kapacitete digjitale si dhe të siguorhet qëndrueshmëria e programit trajnues.
Tutje vazhdoj Milazim Behrami, Menaxher dhe Trajnues i Programit, i cili njoftoj më detajisht lidhur programin trajnues “Mësimdhënia Online në Nivelin e Duhur”, duke theksuar se ky program është dizajnuar duke u mbështetur në të gjeturat e një studimi të kryer nga KCDE ku kanë marrur pjesë 300 pjesëmarrës. Studimi është fokusuar në përvojat e mësimdhënsve me mësimin online, nevojat e tyre për zhvillim profesional, dhe pritshmërive të dëshiruara nga një program trajnues në fushën e mësimit online.
Programi është i ndarë në pesë module që përfshijnë gjithsej 15 sesione të barazvleshme me 35 kredi. Modulet dhe sesionet janë të organizuara në mënyrë që mësimdhënësit të a) fitojnë njohuri të reja përmes instruksioneve, b) reflektojnë mbi njohuritë e fituara dhe planifikojnë aplikimin e tyre në praktikë, c) diskutojnë rreth sfidave të mundshme që mund të paraqiten gjatë implementimit të njohurive të reja dhe zgjidhjeve të mundshme të këtyre sfidave.
Pra si tërësi, programi trajnues ka një qasje apo metodologji praktike, e cila u lejon pjesëmarrësve jo vetëm që të mësojnë teori apo të njoftohen me platforma, por edhe që të ekspolorojnë dhe eksperimentojnë me platformat e mësimit online. Behrami theksoi edhe kriteret rigoroze të përzgjedhjes së pjesëmarrjes në trajnim, si dhe kriteret e çertifikimit.
Në fund fjalën morri Andi Berisha, përfitues i programit të trajnimit "Mësimdhënia Online në Nivelin e Duhur", i cili ndau përvojën e tij gjatë trajnimit duke theksuar se ishte shumë fitimprurës dhe njëherit inkurajoi të tjerët të ndjekin këtë trajnim.