15 Nëntor 2024

Mësimdhënësve u njihet statusi i viteve të 90-ta

Prishtinë, 11 prill - Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Republikën e Kosovës nga viti shkollor 1990-91 deri në vitin 1998-99 është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës, duke e përmbyllë kështu premtimin e dhënë nga Kryeministri Ramush Haradinaj për trajtimin e profesorëve që dhanë kontribut në arsimin e Kosovës në këtë periudhë historike, duke ndërtuar sistemin e pavarur arsimorë.

Tani kontribut dhënësit në arsim, të kësaj epoke do të përfitojnë më shumë të ardhura mujore, falë vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi nga edukatorët, drejtuesit e shkollave dhe nxënësit që të kthehen në shkolla dhe t’i përkushtohen procesit të mësimit dhe rezultateve konkrete në testin e PISA-as.

Bazuar në vendimin e sotëm të Qeverisë, pajisjet për teknologjinë informative do të lirohen nga dogana, si nismë për të siguruar qëndrueshmëri në zhvillimin ekonomik. Ngjashëm, me një vendim tjetër të Qeverisë së Kosovës, janë liruar nga dogana importi i pjesëve rezervë për subjektet e regjistruara si subjekte prodhuese në Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjithashtu është iniciuar negocimi i Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maltës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe tatimit në të hyra dhe kapital.

Një marrëveshje e tillë është miratuar që të nis edhe në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë.

Qeveria i ka dhënë dritën jeshile edhe Koncept dokumentit për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes në Republikën e Kosovës, dokument ky që identifikon problemet dhe sfidat që lidhen me përmirësimin e legjislacionit ekzistues që rregullon procedurën e lejimit të aktiviteteve të caktuara industriale, bazuar në direktivat e BE-së dhe në përpjekje për të përmirësuar ambientin dhe shëndetin.

Po sot, Kabineti Qeveritar ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave për interes publik, prona këto që preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë-Pejë dhe gjenden në zonën kadastrale Sllatinë e Madhe të komunës së Fushë Kosovës dhe në një pikë tjetër të rendit të ditës Kabineti Qeveritar është informuar për propozimin e mekanizmit punues për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeministri ka shtruar nevojën e zbatimit të Ligjit për sponsorizime dha ka informuar kabinetin qeveritar se është duke pritur propozimin e partnerit qeverisës për pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme nga ana e Aleancës Kosova e Re.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)