15 Nëntor 2024

Mësimdhënësit trajnohen për përmirësimin mësimdhënies në Matematikë

Prishtinë, 13 korrik - Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional i Republikës së Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje në Ministrinë e Arsimit me disa Shkolla Fillore nga Prishtina dhe nga Lipjani,  të cilat janë përzgjedhur, në kuadër të Projektit për Aftësimin e Mësimdhënësëve për përmirësimin e didaktikës në mësimdhënie për Matematikë.

Mbledhja u Kryesuar nga Kryetari i Asociacionit z. Shkelzim Murtezi, i cili potencoj rëndësinë e përmirësimit të didaktikës në mësimdhënie, ngase sipas tij qëllimi kryesor është përmirësimi i rezultatit të nxënësëve, pra efekti i mësimit duhet të përmirësohet në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë plotësisht aftësit e tyre.

Murtezi tha se nota e nxënësëve është rezultat i mësimdhënies dhe rrjedhimisht, mund të konsiderohet edhe si nota e mësimdhënësit.

Andaj,  Asociacioni ka mbështetur iniciativën e ekspertit  për mësimdhënie në fushën e matematikës z. Skender Kastrati, që të zhvillohen trajnime me mësimdhënësit, në mënyrë që të ngriten aftësitë profesionale tek mësimdhënsit për një mësimdhënie sa më cilësore e efektive dhe kjo do të ketë efekt tek nxënësit dhe zhvillimi i tyre.

Ky trajnim do të jetë i fokusuar përveç në përmirësimin e didaktikës në mësimdhënie në matematikë por edhe në aftësimin e mësimdhënësëve për matematikë nga klasa e parë deri klasa e pesët.

Drejtorat e Shkollave Fillore vlerësuan si të rëndësishme  mbajtjen e një trajnimi të tillë dhe potencuan se mësimdhënësit janë shumë të interesuar për të ndjekur aftësime të vazhdueshme dhe për ta ngritur cilësinë e mësimdhënies në arsim dhe theksuan se janë të interesuar për të ndjekur trajnime efektive dhe jo vetëm sa për t’u pajisur me një çërtificatë dhe bazuar në përgaditjen profesionale të  Trajnerit Skender Kastrati u shprehen të bindur që ky trajnim do të jetë shumë efektiv.  

Trajnimi pritet të filloj në shtator dhe deri në atë kohë do të bëhen përgaditjet organizative dhe administrative.

Në këtë mbledhje kanë qen  të pranishëm:

Nga Shkolla Fillore “Qamil Batalli” në Prishtinë Drejtori z.Liridon Maliqi dhe mësimdhënësit të kësaj shkolle Diellonë Beka dhe Valdrinë Neroviqi.   

Nga Shkolla Fillore “Pavarësia” në Prishtinë zv. Drejtoresha   znj. Valbona Kajtazi me mësimdhënësit të kësaj shkolle Fejzullah Morina, Fikrije Robaj, Adelina Ahmeti, Hamide Biçkaj dhe Hyrije Dakaj.

Nga Shkolla Fillore “ Zenel Hajdini” në Prishtinë Drejtoresha znj. Mirvete Bahtiri dhe mesimdhenesit, Shqipe Gërbeshi, Mirfane Gërbeshi, Rukije Syla dhe Myrvete Tahiri.

Ndersa nga Komuna e Lipjanit morren pjesë Drejtori i Shkollës Fillore “Vllezërit Frashëri” z. Jakup Bahtiri dhe Përfaqësuesi  i Shkollës Fillore “Ismail Luma” z. Ufkir Jashari.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)