Mësimdhënësit, sot në grevë një orëshe
Prishtinë, 13 janar - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka vendosur qe sot ora e parë e të dy ndërrimeve në të gjitha shkollat e Kosovës nuk do të mbahet.
Greva do të mbahet në shenjë proteste për mos zbatimin e 4 pikave të Kontratës Kolektive.Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ditë më parë ka thënë se një vendim i tillë u mor për shkak se nuk dihet sigurt ende nëse do të implementohet Kontrata Kolektive në sektorin e arsimit.
Kjo gjë sipas tij do të merret vesh në pagën e parë të janarit dhe deri atëherë pasi që asgjë nuk është e sigurt do të fillohet me veprime sindikale.
Jasharaj, që është edhe kryetar i Këshillit Qendror Grevist, do vizitoj sot grevën e filluar nga mësimdhënësit në Prishtinë. Kurse, nënkryetarii SBASHK-ut, Rexhep Sadiku , do vizitoj grevën e filluar nga mësimdhënësit në Ferizaj.
Kurse, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar ndaj kësaj greve, duke i kërkuar kryesisë së SBASHK-ut që të përdorë metoda tjera sindikale për realizimin e kërkesave të tyre e kurrsesi një veprim të tillë mos ta bëjnë në kurriz të nxënësve dhe prindërve.