15 Nëntor 2024

Mësimdhënësit do të përkrahen

Prishtinë 24 shtator - Për hir te së vërtetës dhe në funksion të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me deklaratën e Ministrit Bajrami , ne Kuvendin e Republikës së  Kosovës, lidhur me  ç statusin e mësimdhënësve te arsimit shqip te viteve 90/99, pas deklaratave te kryetarit te  SBASHK-ut , z. Rrahman Jashari dhe keqkuptimeve  e keqinterpretimeve të fjalës së Ministrit Bajrami, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqaron se ky Projektligj vitin e kaluar, me angazhimin e Ministrit Bajrami, është  hartuar dhe dërguar ne Ministrinë e Financave për vlerësim te kostos financiare.


MASHT siguron mësimdhënësit se prapa këtij Projektligji, mbetet si sponzorizues deri ne Kuvendin e Kosovës dhe te jeni te sigurt se Ministri Bajrami, se bashku me akter të tjerë institucional do te angazhohet pa rreshtur, deri ne gjetjen e një zgjidhjeje ne interesin me te mirë te mësimdhënësve qe përfshin ky Projektligj.

 

Për fund, MASHT vlerëson se, sikurse janë realizuar, vetëm vitin e kaluar, disa kërkesa sindikale nga Ministria dhe Qeveria e Kosovës, pagesa dhe njohja e përvojës se  punës (1990/99),  kontrata e përhershme e mësimdhënësve, akoma me shumë do te angazhohet ne përmirësimin e gjendjes se mësimdhënësve tanë duke investuar ne nevojat e tyre dhe duke ruajtur e respektuar dinjitetin dhe punën e secilit mësimdhënës ,kontribuues te organizimit te mbajtjes se arsimit ne vitet e vështira te rezistencës gjithpopullore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)