23 Dhjetor 2024

Mësim të shtunave dhe festave nuk do të ketë

Prishtinë, 19 prill - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka marrë përgëzime e lëvdata nga kolegët e tyre kudo në Ballkan dhe  nga udhëheqësit më të lartë të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës me 11 milionë anëtarë  për punën, angazhimet, arritjet dhe organizimin e mirë sindikal.
 
SBASHK gëzon respekt edhe në Kosovë ,dhe jo vetëm nga shumica absolute  e punëtorëve të arsimit, por edhe nga sindikalistë të sektorëve të tjerë dhe nga popullata. 

Kjo i ka bërë nervoz disa individë, që përfaqësojnë ndonjë institucion qendror apo lokal dhe ata për të krijuar një atmosferë frike te anëtarët  e SBASHK-ut kanë nisur të përmendin edhe mundësinë e ngritjes së dofarë kallëzimesh penale ndaj kryetarit  të kësaj sindikate,pos as ky shantazh se ndal dot SBASHK-un ne mbrojte të anëtarësisë.

U munduan ta godasin SBASHK-un edhe në seancën  e jashtëzakonshme parlamentare me ofendime e gënjeshtra dhe arritën efekt të kundërtën.  U munduan edhe në një takim  në MASHT me drejtorët e DKA-ve, KMLDNJ-në  deklarime të pabazuara  e me ngjyra kërcënimi  ta ndryshojnë zërin e mësimdhënësve të Kosovës, por kot. 

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut  dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve  duke bartur zërin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit e kanë thënë qartë se  nëse Parlamenti  voton për të bërë barazimin e koeficienteve te mësuesve të nivelit 1-5, te pedagogëve, psikologëve e sekretarëve të shkollave me kolegët e tyre të nivelit 6-9, atëherë  në shenjë të solidarizimit me ta do të zgjatet  ky vit shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur  në grevë.

Nga më të zëshmit  në kritikat  e pabazuara e  të paargumentuara ndaj SBASHK-ut ka nisur të dalë drejtori i  DKA-së në Kastriot ( Obiliq) Agim Spahiu.

Ai madje ka bërë edhe një “ zbulim” lidhur me grevën  duke u deklaruar publikisht se gjoja ajo paska qenë jo ligjore  ngase SBASHK nuk e ka pyetur atë se kur të nis me grevën dhe për këtë ky Agimi  kudo ndodhet po krekoset se do të ngrit kallëzim penal ndaj kryetarit të  SBASHK lidhur me grevën. 

 Kryetari i SBASHK-ut  do të ndihej  shumë keq sikur të kishte  bërë ndonjë  të keqe a veprim  kundër normave etike e  njerëzore, apo sikur ta kishte  lënduar besimin e anëtarësisë  se sa për kallëzimin penal të Agimit lidhur me grevën do  të ndihem krenar sepse greva ishte paralajmëruar me kohë dhe është plotësisht e bazuar në ligj dhe Konventa ndërkombëtare. 

  Le të dihet  se në gjykatë do të takohemi   me Agimin  dhe cilin do drejtor tjetër që bën presione  për kompensimin e orëve të humbura në grevë sepse ata  me këto presione po mundohen të  zverdhin demokracinë dhe të shkelin mbi ligjin. Greva është e ligjshme dhe ka pasur përkrahjen edhe të gjithë sindikatave të Ballkanit e Evropës dhe ligji nuk obligon grevistët të kompensojnë orët e humbura në grevë.

Mësimdhënësit e kanë thënë fjalën e tyre për këtë dhe tentimi që të dërgohen në orë  me shantazhe, shpifje dhe  deklarata  plot gënjeshtra  është  presion dhe shkelje e të drejtës së tyre elementare. Kontrata Kolektive e Arsimit e saktëson se punëtorët e arsimit kanë  javë 5 ditëshe të punës dhe 20 orë mësimore në javë.

Çdo ngarkesë mbi këtë mund të bëhet me pajtimin  mes dy palëve.  Të  kërkohet të punohet të shtunave,  pa pajtimin e punëtorëve të arsimit është shkelje e Kontratës Kolektive, e Kontratës individuale të punës dhe e Ligjit. Të mos respektohen festat dhe të kërkohet të punohet kur janë ato është shkelje edhe më e rëndë.  Drejtorë kujdes  se këto janë shkelje shumë  të rënda.

Ftojmë inspektoratin e punës që te përcjell shkeljet që janë paralajmëruar për punë përmes njoftimeve publike te vendosura nëpër shkolla se ditët e festave do te punohet dhe të marrin masa ndëshkuese konform ligjit ndaj atyre që nuk i respektojnë ditët e Festave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)