24 Dhjetor 2024

Me vendim të MASHT-it do të mbyllen 11 çerdhe

Prishtinë, 1 qershor - Ministria e Arsimit do të mbyllë 11 çerdhe private në Kosovë, të cilat kanë marrë përgjigje negative për licencim. Ato që janë refuzuar nuk kanë plotësuar kushtet e objekteve.

Ndërkohë, përgjigje pozitive për licencim kanë marrë 60 institucione parashkollore private. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thanë për Radio Kosovën se, deri tani këto çerdhe kanë punuar pa licencë, gjë që është në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi

Nga viti i kaluar kur edhe ka filluar aplikimi për licencim, deri më tani kanë aplikuar 90 institucione parashkollore private, të cilat kanë vepruar pa licenca.
Zyrtari për arsim privat parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fehmi Krasniqi, tha për Radio Kosovën, se prej tyre kanë marrë përgjigje negative 11 institucione, vendime pozitive 60 çerdhe, ndërsa të tjerat kanë aplikuar me vonesë.

 “Deri tash ato që janë refuzuar nuk kanë plotësuar kushtet e objekteve. Komisioni i përbërë nga pesë anëtarë ka shkuar dhe ka vizituar këto institucione nga 90 kanë vizituar 71, ndërsa të tjerat kanë aplikuar me vonesë, që janë në shqyrtim. Prej tyre janë 60 që janë licencuar që i plotësojnë jo kushedi çfarë kushte, por për shkak të kërkesave të mëdha të prindërve. I kemi licencuar për nga një vit, disa prej tyre me vërejtje, që duhet t’i plotësojë, ose herën tjetër nuk do t’i marrin licencat”, tha Krasniqi.

Ai bëri të ditur se për çerdhet të cilat kanë punuar pa licenca deri tani nuk janë marrë masa. Por pritet që pas përgjigjeve negative që kanë marrë të mbyllen nga inspektorati i Ministrisë së Arsimit.

 “Zakonisht me udhëzim administrativ nuk kanë të drejtë të fillojnë punën pa u licencuar. Por, për shkak se po hezitojnë pronarët e këtyre institucioneve të aplikojnë para se të dinë se sa fëmijë do t’i kenë në kopsht, për këtë arsye po presin njëherë se sa fëmijë do të kenë, pastaj po aplikojnë”, shtoi Krasniqi.Ministria e Arsimit pajtohet se arsyeja pse deri tash nuk janë mbyllur çerdhet që punojnë pa licenca ka të bëjë me kërkesat e mëdha të prindërve.

Kriteret që duhet të plotësojnë institucionet parashkollore për licencim janë të përcaktuara në udhëzimin administrativ 6/2011. Kriteri kryesor është plotësimi i kushteve të objektit, për arsye të sigurisë së fëmijëve, pastaj kriter tjetër është niveli edukativo-arsimor i stafit.

Institucionet parashkollore private që kanë marrë vendim negativ për licencim janë kryesisht në Prizren dhe Prishtinë. Ato janë: “Ala”-Prishtinë, “I duam fëmijët”-Prizren , “Milingonat”-Prishtinë, “Nani”-Prishtinë, “Baby land”, “Linda”-Prishtinë “Yllka”, “Joni-M”-Prishtinë, “Ylberi” –Prizren , “Yllka AL”-Prishtinë dhe  “Shtëpia e diellit” –Pejë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)