23 Dhjetor 2024

Më shumë se dy aplikantë për një vend në konkursin e studentëve në UKZ

Gjilan, 15 korrik - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbyllur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2019-2020.

Edhe këtë vit interesim më i madh i maturantëve është shënuar në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ku më shumë se dy studentë kanë aplikuar për një vend.

Në Fakultetin e Edukimit Programi Fillor kanë aplikuar 239  maturant, kurse në programin Parashkollor kanë aplikuar 160 , i pasuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike me  149 kandidatë.

Në Fakultetin Juridik  kanë aplikuar 151 kandidatë, ndërsa në Fakultetin Ekonomik kanë aplikuar rreth 100 .

Në bazë të këtyre statistikave,  ka pasur një interesim mjaft të madh të maturantëve për të qenë studentë në Universitetin “Kadri Zeka”.

Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm i  Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, tha se  procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik. 

“Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është administruar në mënyrë efikase, dhe nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”..

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet,  programin Menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, do të regjistrojë  925  studentë të rregullt në studime baçelor .

Nga  numri i përgjithshëm  i  përcaktuar, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %  studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Po ashtu , në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja,  2% e kandidatëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç, kurse 1 % e kandidatëve nga Mali i Zi.

Po ashtu, në bazë të kuotave, mund të pranohen edhe 2 %   e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Provimi pranues do të mbahet më  18.07.2019, derisa detajet lidhur me kohën  e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit më datë 17.07.2019

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.07.2019 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 25.07.2018  duke filluar nga ora 10.00.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 25.07.2019  deri më 31.07.2019
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)