Me 27 nëntor në oren e parë do t'i kushtohet krijimit të shtetit shqiptar
Prishtinë, 26 nëntor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që në vigjilje të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të gjitha institucionet shkollore të arsimit parauniversitar orën e parë të mësimit, më 27 nëntor 2012, t ia kushtojnë 28 nëntorit, kësaj dite të rëndësishme të historisë sonë.
Ora e parë, në këtë ditë, në ditar do të shënohet si Kronika e krijimit të shtetit shqiptar.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Ramë Buja, të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, punonjësve të institucioneve shkencore, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ua uron 100-vjetorin e shtetit shqiptar!