22 Dhjetor 2024

Më 27 gusht mbahet provimi i maturës

Prishtinë, 19 gusht - Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM) ka marrë vendim që provimi shtetëror i maturës të mbahet më 27 gusht, e jo siç ishte paraparë - më 31 gusht. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i KQSHM-së, Nehat Mustafa, njëherësh zëvendësministër i Arsimit.

 Ky vendim, sipas tij, është marrë në mbledhjen e mbajtur të enjten nga zyrtarët e KQSHM-së.
Mustafa ka thënë se parashihet që provimit në këtë afat plotësues t’i nënshtrohen rreth 15 mijë maturantë. Ai ka treguar se përgatitjet për këtë provim janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.

“Ka filluar aplikimi për provim nga maturantët, kurse katër ditë para mbajtjes së provimit do të dihet numri i saktë i maturantëve që do të marrin pjesë në provimin pranues. KQSHM-ja ka paraparë se ky numër do të jetë rreth 15 mijë”, ka thënë Mustafa.

Maturantët do të kontrollohen me detektorë

Mustafa ka thënë se këtë herë maturantët do të kontrollohen me detektorë. Kjo masë, ka thënë ai, do të ndodhë duke u nisur nga fakti se në një qendër të Deçanit në afatin e parë ishin verifikuar shkelje të procesit të maturës, të cilat gjatë ripërsëritjes së provimit ishin përmirësuar.

“Në Deçan përmirësimet kanë qenë shumë të suksesshme, brenda një kohe shumë të shkurtër (tri javë). DKA e Deçanit ka angazhuar një kompani të sigurimeve, e cila nëpërmjet detektorëve ka kontrolluar maturantët në hyrje dhe asnjë nuk ka arritur të hyjë me telefon celular në sallë. Atyre telefonat u janë ndalur në hyrje”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, pasi kjo formë ka rezultuar e suksesshme, do të aplikohet edhe në këtë afat. “Në afatin e dytë të këtij provimi çdo DKA do të ketë përgjegjësi për të angazhuar kompani sigurimesh që do ta bëjnë kontrollimin e maturantëve”, ka thënë Mustafa.


Ai ka treguar se si masë për parandalimin e kopjimit do të jenë hapësirat në mes të nxënësve, që do të jenë nëpër salla, e cila do të mundësohet edhe për shkak të numrit më të vogël të maturantëve që këtë herë do të hyjnë në provimin e maturës.
Paraqitja e provimit të maturës duhet të bëhet deri më 23 gusht.(Epoka e Re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)