MD sot organizon provimin me gojë të Jurisprudencës
Prishtinë, 26 shtator - Komisioni për dhënien e provimit të Jurisprudencës pran Ministrisë së Drejtësisë ka njoftuar se sot dhe nesër është duke organizuar provimin me goje të Jurisprudencës për kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin me shkrim.
Të gjithë kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin me shkrim si dhe kandidatet të cilët kane mbetur në riprovim nga afati i kaluar, do t`i nënshtrohen provimit me gojë me fillim nga ora 9:00.
Provimi me gojë i Jurisprudencës do të mbahet ne Amfiteatrin e madh në Ministrinë e Drejtësisë (ndërtesa e ish Rilindjes) në Prishtinë.