15 Nëntor 2024

MD shpërndan certifikatat pёr përmbarues privat

Prishtinë, 20 korrik - Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, sot ka marrë pjesë në ceremoninë me rastin e betimit dhe emërimit të njëmbëdhjetë Përmbaruesve Privatë në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie, Ministrja Hoxha ka folur për rëndësinë që ka ky profesion duke kontribuar fillimisht në plotësimin e standardeve në shërbim të qytetarëve si dhe në kompletimin e arkitekturës së drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ministrja Hoxha shtoi se Përmbaruesit Privat do të ndihmojnë në zvogëlimin e lëndëve në gjykatat e Republikës së Kosovës, pasi që gjysma e lëndëve kanë të bëjnë me ekzekutimin e tyre dhe mbi të gjitha qytetarëve të Republikës së Kosovës do tu mundësohet qasja më e lehtë dhe më e shpejt në drejtësi.

“Ne jemi të përkushtuar që sipas Ligjit në fuqi, numri i Përmbaruesve Privat të arrij në gjashtëdhjetenëntë dhe do të kërkoj nga komisionet përkatëse që të angazhohen komfor Ligjit që ky numër të rritet, kur them rritjen e numrit të përmbaruesve privat e kam fjalën edhe për cilësinë jo vetëm për numrin” tha Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha ka ofruar përkrahjen e saj si Ministre e Drejtësisë, duke kërkuar nga përmbaruesit e rinjë që të respektojnë ligjin dhe të veprojnë brenda kompetencave që i parasheh ligji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)