MD promovon botimet e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës
Prishtinë, 30 maj - Ministria e Drejtësisë ka fton përfaqësuesit e mediave dhe të OJQ-ve të marrin pjesë në promovimin e botimeve të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, me ç rast Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, do të mbaj fjalë rasti.
Në këtë aktivitet do të promovohen botimet, si: Prof. Dr.sc. Fejaz Drançolli, Trashëgimia e shkatërruar në Kosovë 1998/99; Mr.sc. Fetnete Ramosaj, Kundër Harresës - Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999 dhe Mr.sc. Baki Svirca, Plaçkitja dhe Shkatërrimi i Fondit Arkivor të Kosovës nga Serbia, para dhe gjatë luftës 1998-1999.
Promovimi mbahet sot duke filluar nga ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare Pjetër Bogdani në Prishtinë.