Mbylli punimet Java e robotikës në UBT
Prishtinë 13 korrik - Në Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), të premten i ka mbyllur punimet aktiviteti njëjavor me temën Java e robotikës, i cili ka pasur karakter të lartë shkencor dhe ndërkombëtar nga fusha e reobotikës dhe e teknologjisë më të avancuar.
Përveç studentëve të UBT-së, aktivitete e shumta të kësaj jave më përpikëri i kanë përcjellë edhe 30 nxënës nga Qendra për Studime dhe Shërbime Psikologjike dhe Sociale ENCOMPASS, nga Projektit ATOMI.
Pjesëmarrësit për një javë radhazi dhe me një orar të ngjeshur kanë marrë aftësi të shumta rreth zhvillimeve më të fundit në fushën e robotikës dhe në teknologjinë e avancuar, duke u nisur nga ato teorike, dhe praktike si dhe metodat e programimit në robotikë, ka thënë Presidenti i Universitetit UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Kurse koordinatori i aktivitetit në fjalë Dr. Muzafer Shala, ka deklaruar se pjesëmarrësit një pjesë të aktiviteteve e kanë kaluar edhe në Laboratorin e Mekatronikës të UBT-së, ku patën mundësi të shohin robotë të ndryshëm si industrialë, humanoidë, robotë Socker, punime praktike të studentëve të UBT-së, pastaj teknologjinë të kompanive të njohura botërore në fushën e automatikës si EMCO, Siemens, Festo etj.
Përshtypja e nxënësve ka qenë se ata janë të impresionuar dhe së më herët nuk kanë pasur mundësi të kenë qasje në një laborator të tillë.
Të gjitha aktivitetet, e veçanërisht ligjëratat janë zhvilluar nga profesorët dhe njohës më të mirë nga fusha e robotikës.
Presidenti i Universitetit UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në ligjëratën e radhës të pranishmit i ka njoftuar për zhvillimet momentale në fushën e robotikës, më konkretisht ka folur rreth Inteligjencës Artificiale, llojeve të robotëve, aplikimit të tyre në industri, në automatikë dhe në fushën e domestikës.
Ndërkaq Can. Dr. Krenare Pireva, ka prezantuar teknologjinë me temën Cloud Computing, e cila mënyre e ofrimit të shërbimeve në cloud computing si dhe modelet e cloud-ave, duke u fokusuar në karakteristikat, benefitet ekonomike dhe teknike të shfrytëzimit të shërbimeve të kësaj teknologjie.
Mbi të gjitha theks i veçantë i është dhënë shfrytëzimit të shërbimeve të Cloud Comupting për universitetet, në mënyre që nëpërmjet cloud të ngritët bashkëpunimi i studentëve nga institucione të ndryshme, të ngritët motivimi si dhe shfrytëzueshmëria maksimale e teknologjive të reja. I gjithë prezantimi në fund është ilustruar me shembuj të ndryshme duke shfrytëzuar shërbimet e ofruara nga ofruesit e mëdhenj të shërbimeve edukative.
Kurse Selman Haxhijaha, në ligjëratën e parë ka ligjëruar për mënyrat e avancuara të komunikimit në rrjetat kompjuterike dhe internet teknologjitë, shërbimet dhe pajisjet e ndryshme, me pas ka ligjëruar për konceptet e avancuara në Cloud Computing me theks të veçantë në e-Leraning. Pastaj është bërë demonstrimi i një Cloud Service si shërbime për studentë, z. Haxhjaha ligjëroi për sigurinë e informatës në Cloud si dhe kalkulimet në kriptologji.
Siguria e informacionit ishte tema e radhës për të cilën ligjëroi MSc. Gazmend Bajrami, me theks të veçantë ka shpjeguar për enkriptimin e informative qe njihet si procesi i transformimit të informatës bazë në informata të palexueshme për personat të paautorizuar, 0po ashtu janë shpjeguar edhe disa metoda të enkriptimit, duke filluar nga ato klasike dhe të thjeshta deri te metodat që përdoren sot dhe që janë më komplekse.
Pas ligjëratës, nga nxënësit u kërkua që ta përdorin njërën nga metodat e shpjeguar në ligjëratë për enktiptim në tekstin e zgjedhur, me çrast nxënësit treguan një interesim të lartë për detyrën e parashtruar.
Bashkëpunimi mes Qendrës për Studime dhe Shërbime Psikologjike dhe Sociale ENCOMPASS dhe Universitetit UBT është nënshkruar ditë më parë në objektin e Universitetit UBT, dhe me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve në funksion të përkrahjes së Projektit ATOMI, i cili implementohet nga ECOMPASS dhe i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme.
Gjatë nënshkrimit u tha se UBT-ja do ta mbështesë Projektin ATOMI në të gjitha format dhe drejtimet, brenda kompetencave, mundësive dhe kapaciteteve të veta. UBT-ja përpos tjerave do ti ofrojë Qendrës Encopass mundësinë për ti shfrytëzuar hapësirat universitare të UBT-së për aktivitetet e parapara të projektit ATOMI, siç janë testimet, trajnimet dhe takimet me nxënës, prindër dhe mësimdhënës.
Po ashtu gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe drejtorit të ENCOMAPASS u citua se UBT-ja do tju mundësojë këtyre nxënësve qasje në të gjitha laboratorët për punë praktike, në bibliotekat elektronike, do tju mundësojë që ta vijojnë Universitetin Veror të Teknologjisë pa pagesë, si dhe mbështetje për të përzgjedhurit nga ta, të cilët do të regjistrohen dhe do te vijojnë studimet në UBT. UBT-ja do tju ofrojë bursë universitare një numri të caktuar të studentëve që do të regjistrohen në këtë universitet dhe të gjithë ata studentë që dëshmojnë rezultate shumë të mira në vitin e parë të studimeve, UBT-ja do tjua ofrojë mundësinë që një pjesë e studimeve ti kryejnë në universitete të ndryshme perëndimore.
Në fund të nënshkrimit të marrëveshjes mes dyja palëve institucionale, presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se këto dy institucione do të bashkëpunojnë ngushte dhe në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim të realizimit sa më efektiv dhe sa më efikas të projektit ATOMI për zbatimin e këtij momerandumi.