16 Nëntor 2024

Mbyllet fushata ndërgjegjësuese e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave në Arsim

Prishtinë, 14 dhjetor - Në kuadër të një projekti bashkëveprues midis Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, të realizuar përmes zyrtares për mbrojtjen e të dhënave personale të akredituar brenda kësaj ministrie, është zhvilluar trajnim njëditor për drejtorët dhe sekretarët e të gjitha shkollave të pesë komunave të përzgjedhura.

Komunat e përfshira në këtë cikël trajnimesh ishin: Ferizaj, Kamenica, Deçani, Gjakova dhe Lipjani. Ligjerues në cilësinë e njohësve të kësaj fushe ishin përzgjedhur nga Ministria e Arsimit, Jeton Arifi (Drejtor në Agjenci) dhe z. Kushtrim Mustafa (Koordinator i Inspektimit në Agjenci).

Këtë projekt të karakterit ndërgjegjësues, të dedikuar për administruesit e shkollave, në cilësinë e kontrolluesve të të dhënave personale, e ka hartuar dhe koordinuar znj. Azize Sekiraça-Heta, Zyrtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në MASHT.

Temat e shtjelluara gjatë këtyre ligjeratave kishin për qëllim ndarjen e përvojës së zyrtarëve të Agjencisë nga fusha e privatësisë me drejtorët e sekretarët e shkollave, në kuadër të të cilave nxitej bashkëveprimi përmes pyetjeve, komentimeve e shpalosjes së rasteve konkrete.

Në fokus të temave të shtjelluara ishin çështjet e ndërlidhura me të drejtat e nxënësve në privatësi, përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale të punonjësve arsimorë dhe nxënësve, masat e sigurisë gjatë përpunimit, etj.

Përshtypja e përgjithshme e ndjekësve të këtij trajnimi nga pesë komunat e përfshira ishte se këto tema kishin qenë të domosdoshme për ta, ngaqë paraqesin një fushë krejtësisht të re për ta dhe se më së shumti përfituan nga interaktiviteti i nxitur gjatë ligjeratave, me ç’rast ata patën rastin të ngrisin shqetësimet e tyre për raste konkrete.

Me këtë rast, zyrtarët e Agjencisë shfrytëzuan rastin tua shpërndanin secilit ndjekës nga dy udhëzues të hartuar posaçërisht për ta, njëri lidhur me vëzhgimin me kamera në institucionet arsimore dhe tjetri rreth planprogramit për mbajtjen e një ligjerate vetëdijesuese mbi privatësinë gjatë vitit para nxënësve të shkollave të mesme të ulta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)