15 Nëntor 2024

Mbingarkesa e çantës ndikon në përqendrimin e nxënësve në mësim

Prishtinë, 23 mars - Në konferencën e mbajtur sot nga Instituti EdGuard u paraqitën të gjeturat nga hulumtimi “Ndikimi i peshës së çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta”.

Ndikimi i peshës së çantave tek fëmijët ndër vite ka nxitur debat dhe shqetësimin e prindërve, mësimdhënësve dhe akterëve të tjerë të përfshirë.

Në vazhdimësi është ankuar për ndikimin që pasha e cantave ka në shëndetin e fëmijëve. Ky hulumtim për herë të parë sjell të dhëna empirike rreth peshës së çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë.

Të gjeturat e hulumtimit konstatojnë që pesha e çantave të femijëvë të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët është mesatarisht 4.3 kg, dhe paraqet 14% e peshës së tyre të trupit, kundrejt 10% të normës së rekomanduar.

Të gjeturat tregojnë që në veçanti te fëmijët e ciklit fillor, të klasave 1-5, janë më të prekur, me peshën e cantës deri në 16% të peshës së trupit.

Fëmijët kalojnë mesatarisht 10-15 minuta ecje nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas, dhe vetëm 33% e tyre, ndonjëherë asistohen në bartje të cantës, nga prindërit apo kujdestari.

Raporti konstaton që pesha e madhe e çantës nuk mund të ketë ndonjë implikim serioz apo afatgjatë në shëndëtin e fëmijëve.

Mirëpo, mbingarkesa e çantës është faktorë i drejtpërdrejtë në lodhjen dhe dhimbje momentale të shpinës tek fëmijët, që ndikojnë në përçendrimin e tyre në procesin mësimor. Fëmijët më së shumti ankohen për dhimbje shpine, 37%, dhe dhimje krahrori 34%.

E rëndesishme, përtej peshës së cantës, raporti konstaton mungesë të theksuar të aktivitetit fizik në mesin e fëmijëvë, e që paraqet shkaktar për shumë probleme me shëndetin e tyre.

Raporti, ndër të tjera, rekomnadon në intervenim të menjëhershëm në infrastrukturë në shkolla, funksionalizimin e dollapeve; si dhe rishikimin përmbatjësor të teksteve shkollore.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)