15 Nëntor 2024

Mbi 250 finalistë garojnë për dije nga 26 Komunat për finalen Eureka 5

Prishtinë, 24 mars - Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës "Eureka 5".

Në mesin e 2000 nxënësve ku janë përzgjedhur 250 finalistë nga 26 Komunat e Kosovës do të garojnë në fazën finale të Garës Eureka 5, e cila do të mbahet sot në ambientin e Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë. 

Me datën 16 Dhjetor 2017, është mbajtur në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën.

Gara Eureka 5 sfidon dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga Klasat e 9-ta nga më se 26 komuna të ndryshme të Kosovës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)