15 Nëntor 2024

Mbetja në rrugë e nxënësve të paregjistruar, shkelje e të drejtave

Prishtinë, 12 shtator - KMDLNj –së në Prishtinë i janë drejtuar prindër dhe nxënës që nuk arritën të regjistrohen në afatin e paraparë kurse tani kanë mbetur pa u regjistruar apo ata që kanë mundësi financiare shkollimin e vazhdojnë në ndonjë institucion arsimorë privat.
 
Në sqarimin e kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ishte një përgjigje se sipas legjislacionit në fuqi shkollimi i mesëm dhe i lartë nuk është obligativ dhe se nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollat e dëshiruara mund të regjistrohen në shkollat profesionale ku ka ende vende të lira por kjo nuk nënkupton se të gjithë nxënësit do të regjistrohen. Gjithashtu, DKA në Prishtinë i ka thënë KMDLNj – së se 14 mësimdhënës kanë mbetur jashtë listës së pagave shkaku se Ministria e Financave nuk ka ndarë mjete për ta e që ndikon në efikasitetin dhe rritjen e mundësive për të pranuar nxënës të rinj.

Përkundër faktit se shkollimi  i mesëm nuk është obligim ligjor, nga aspekti i të drejtave të njeriut lënia e kësaj kategorie të moshës shumë të ndjeshme rrugëve dhe pa mundësi të vazhdimit të shkollimit paraqet shkelje të drejtave të njeriut e rregulluar me dokumentet ndërkombëtare përkatësisht me nenin 26 pika 1, 2 dhe 3 e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara:

1.    Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t’u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.

2.    Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.

3.    Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në radhë të parë prindërit.

Imponimi i shkollimit dhe shkollës  e pamundëson zhvillim e plotë të personalitetit (neni 26, pika2). Kurse pamundësia e vazhdimit të shkollimit i rritë dukuritë negative deri në shtim të kriminalitetit në mesin e të rinjëve aq më parë që kemi të bëjmë me kohën e adoleshencës kur është në formim personaliteti i fëmiut.

KMDLNj nuk pajtohet që nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm dhe shembullorë të detyrohen të shkojnë në shkolla profesionale prandaj kërkon që Drejtoria Komunale e Arsimit, së bashku me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe në përkrahje të Ministrisë për Financa të bëjë zgjidhje për regjistrim e të gjithë nxënësve kurse për ata me sukses të shkëlqyeshëm dhe shembullorë dhe të cilët nuk janë regjistruar në shkollën e dëshiruar, t’u ipet mundësia për të zgjedhur mundësinë e dytë , pa iu imponuar shkolla profesionale si e vetmja mundësi. Ekziston mundësia që çdo shkollë të hapë një paralele shtesë në mënyrë që të regjistrohen të gjithë nxënësit e  paregjistruar.

KMDLNj përkrah kërkesat e drejta të prindërve dhe nxënësve që kanë mbetur pa u regjistruar dhe kërkon që për ta të bëhet një zgjidhje e shpejtë në mënyrë që të mos e humbasin vitin.

Këtë kërkesë të prindërve dhe nxënësve, KMDLNj do ta paraqesë edhe në takimet me autoritetet përkatëse sikur që do të kërkojë nga Ministria e Financave të ndajë mjete shtesë për DKA në Prishtinë ku edhe është numri më i madh i të paregjistruarve dhe ku është i theksuar ky fenomen për faktin se në disa shkolla të preferuara për shumë nxënës, është numër jo i vogël nga ata nxënës të qyteteve tjera të Kosovës.

Këtë reagim publik KMDLNj do ta dërgojë në DKA Prishtinë, MASHT, Ministri të Financave dhe zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)