Mbahet tubim kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës
Prishtinë, 5 prill - Sot para rektoratit të Universitetit Publik mbahet një tubim kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".
Tubimi organizohet nga SKV, Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA dhe me qëllim adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në UP.
"Shkarkimi i ish-prorektores Pustina-Krasniqi nuk ka qenë kërkesa e vetme e angazhimit tonë, prandaj angazhimi për plotësimin e kërkesave tjera, vazhdon", theksojnë organizatorët.
Kërkesat e paplotësuara ende janë:
1. Ndryshimi i Kodit të Etikës për Personelin Akademik dhe futja e ngacmimeve seksuale në dispozitat e tij.
2. Krijimi i Komisionit Hetues me pjesëmarrje të gjerë shoqërore për hetimin e ngacmimeve seksuale.
3. Kërkim falje nga Universiteti i Prishtinës për të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale deri tani dhe për mungesën e veprimit për rastet e paraqitura.