Mbahet testi i arritshmërisë për klasat e nënta
Prishtinë, 23 maj - Sot në të gjitha shkollat fillore të Kosovës, do të mbahet testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit, të cilit do ti nënshtrohen rreth 30 mijë nxënës.
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën, se testi ka për qëllim tu mundësojë nxënësve të orientohen në shkollimin e mëtejmë në bazë të numrit të pikëve që marrin.
Ndërkohë, njoftohen të gjithë nxënësit që nesër nuk do të ketë mësim në shkollat fillore.