Mbahet takimi ministror i arsimit i vendeve të Ballkanit Perëndimor
Vlorë, 2 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami po merr pjesë në Takimin e katërt ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po po mbahet në Vlorë dhe organizohet nga Komisioni Evropian në kuadër të Platformës për Arsim dhe Trajnim për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë paradites janë oragnizuar takime bilaterale ndërmjet Komisonit Evropian dhe delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse, për të diskutuar zhvillimet në fushën e arsimit.
Në takimin mes delgacionit të Komisonit Evropian, të kryesuar nga drejtori Gjeneral për Arsim dhe Kulturë, z. Xavier Prats Monne dhe delgacionit të Kosovës, të kryesuar nga ministri Bajrami, janë diskutuar zhvillimet në fushën e arsimit, me theks të veqantë në arsimin e lartë.
Ministri Bajrami informoi Komisionin Evropian lidhur me hapat që janë duke u ndërmarrë në zhvillimin e arsimit të lartë, të cilat përfshijnë reformën në legjislacion, autonominë dhe llogaridhënien e universiteteve, financimin e arsimit të lartë dhe orientimin e programeve studimore me tregun e punës. Ministri theksoi se të gjitha këto reforma do të kontribuojnë në arritjen e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë.
Gjithashtu, ministri Bajrami theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për njohje bilaterale të diplomave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për integrimin e Univeristetit të Mitrovicës së Veriut në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.
Drejtori për Arsim dhe Kulturë, z. Prat Monne, e vlerësoi përkushtimin e MAShT për ngritjen e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë dhe theksoi se Komisioni Evropian do të ofrojë mbështetje në këtë drejtim.
Në këtë Takim ministror, po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama. Gjatë dy ditëve sa do të mbahet takimi, do të diskutohen zhvillimet e arsimit në rajon dhe kontributi i Bashkimit Evropian në përafrim të sistemit të arsimit rajonal me vendet e BE-së.