23 Dhjetor 2024

Mbahet takimi i parë i Komitetit Drejtues të Planit Strategjik të Arsimit

Prishtinë, 27 mars - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mbajtur takimin e parë të Komitetit Drejtues të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK).

Me këtë rast u  fol për rolin që ka ky komitet në implementimin e PSAK-ut si dhe u prezantua raporti  për punën e deriatshme në këtë drejtim.

Ministri Buja, me këtë rast tha se, MAShT është duke e zbatuar Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë, si një dokument strategjik 6 vjeçar miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Sektori i arsimit  si një fushë e gjerë, i tejkalon kufijtë e Ministrisë së Arsimit. MAShT ka kërkuar dhe është duke kërkuar partneritet me të gjitha ministritë dhe akterët e tjerë të arsimit, me qëllim që arsimi në Republikën e Kosovës të zhvillohet sipas standardeve evropiane, për t’i plotësuar në këtë mënyrë nevojat e vendit”, tha ministri Buja.

Ndërsa, duke folur për rolin e Komitetit Drejtues të PSAK-ut, ministri Buja tha se, kemi insistuar që të themelojmë këtë Komitet, si një mekanizëm bashkëpunimi ndërministror dhe me partnerë zhvillimor. Jemi shumë të bindur, se një bashkëpunim i ngushtë përmes këtij Komiteti, do t’i japë një shtytje të fuqishme synimit tonë në zhvillimin e arsimit.

Në fund, ministri Buja tha se “MAShT pret një bashkëpunim të ngushtë, me të gjithë partnerët me qëllim të realizimit të PSAK-ut, që ka si synim të vetëm zhvillimin e arsimit në Republikën e Kosovës, sipas standardeve evropiane, në të gjitha nivelet e sistemit arsimor”.

Sophi Beaumon nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha: “Pres që të jemi pjesë e zbatimit të PSAK-ut që keni filluar me shikimin e përbashkët vjetor dhe me një varg aktivitetesh tjera”. Ajo uroi Ministrinë që po fillon këtë proces pa mbështetjen e partnerëve dhe tha se është mirë që në mënyrë të pavarur të udhëhiqet ky proces”.

Në vazhdim, znj. Beaumon tha se Bashkimi Evropian është shumë i interesuar që të ketë një dialog ndërministror dhe të përfitohet nga përvojat e mira. “Ministritë më të fuqishme mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën”, u shpreh ajo.

Në këtë takim ishin prezent edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Nenad Rashiq dhe zëvendësministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane , Gëzim Kasapolli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)