Mbahet seminari për sigurimin e cilёsisё nё studimet e doktoraturёs
Prishtinë, 18 janar - Sot në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbahet seminari Sigurimi i cilёsisё nё studimet e doktoraturёs.
Qëllimi i këtijë seminari është që të shkëmbehen informatat në lidhje me mënyrën se si sigurohet dhe avancohet cilësia në Studimet e Doktoratës në Institucionet e Arsimit të Lartë në vendet Evropiane, të shkëmbehen përvojat më të mira, si dhe do të gjenerohen ide për avancimin e programeve të Doktoratës në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.
Në këtë seminar Ekspertë të huaj dhe vendorë do të prezantojnë parimet, inovacionet, si dhe trendet aktuale në fushën e Studimeve të Doktoratës.