23 Dhjetor 2024

Mbahet seminari për mësimin të Gjuhës Shqipe në Diasporë

Ulqin, 30 korrik - Në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me komunën e Ulqinit, po mbahet Seminari i Nëntë Mbarëkombëtar i Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Diasporë.

Seminari po mbahet në Ulqin, ndërsa pjesmarrës janë rreth 150 mësimdhënës nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare të cilët jetojnë në diasporë.

Qëllimi i seminarit është të këmbehen praktikat më të mira të mësimdhënies për fëmijët  shqiptarë në diasporë, krijimi i kontakteve reciproke ndërmjet mësimdhënësve kudo në botë, njohja me aspekte të reja metodologjike me interes për efikasitetin e mësimit  plotësues.

Punimet e seminarit i hapi kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i cili tha se kjo ngjarje është e veçantë, për faktin se është e përmasave gjithëkombëtare në rrafshin e arsmimit të rinjëve tanë në diasporë. Ai uroi që seminari të përmbushë me sukses programin dhe misionin që ka.

Me këtë rast, Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ndër tjera tha se “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e përkushtuar që të ndihmojë mësimin plotësues në diasporë, me qëllimin parësor: mësimin e gjuhës shqipe si shenjë e parë dhe domethënëse për ruajtjen e identitetit, traditës dhe kulturës kombëtare“.

Në vazhdim, Gjoshi tha se MAShT ka hartuar Krrikulën e Re dhe tekstet shkollore  dedikuar nxënësve tanë në mërgim, në të cilat janë gërshetuar të gjitha lëndët mësimore.

Në fund, Gjoshi vlerësoi se mësimi plotësues, jo vetëm që është  transmetues i shkencës, kulturës, traditës dhe historisë njerëzore, por edhe i vlerave kombëtare dhe morale, prandaj i porositi mësimdhënësit që të jenë krenar për misionin që kanë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendësministri i Arsimit të Republikës së Shqipërisë Adrian Tano, i cili tha se po vazhdon me sukses realizimi i projektit të përbashkët, më i rëndësishmi, për mësimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e kulturës dhe traditës sonë kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)