Mbahet punëtori për planin Strategjik për Arsim në Kosovë 2017-2021
Prishtinë, 4 dhjetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bashkëpunim me Projektin e GIZ-it për ndërtimin e kapaciteteve në arsimin fillor, do të organizojnë punëtorinë planifikuese për Planin e ri Strategjik për Arsim në Kosovë 2017-2021.
Në hapjen e kësaj punëtorie, do të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe zyrtarë të MAShT, Drejtorive Komunale të Arsimit, donatorë të sektorit të arsimit, pjesëtarë nga shoqëria civile, etj.
Punëtoria mbahet sotnë Villa Gërmia, në orën 9:00.