23 Dhjetor 2024

Mbahet punëtori me temën “Fëmijët jashtë shkolle”

Prishtinë, 6 dhjetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me UNICEF-in, zyra në Kosovë kanë organizuar punëtorinë dyditore me temën “Fëmijët jashtë shkolle”, si pjesë e nismës glogale për të përshpejtuar përpjekjet për arritjen e synimit në arritje të shkollimit të obligueshëm deri në vitin 2015.

Qëllimi i kësaj nisme është që të zvogëlohet numri i fëmijëve që janë jashtë sistemit shkollor, çështje kjo e cila është edhe njëri nga prioritetet për realizimin e qëllimeve të Arsimit për të Gjithë, por edhe e të gjitha synimeve të mijëvjeqarit.

Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i përgjithshëm i MAShT, Xhavit Dakaj, i cili tha se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me partnerin e qëndrueshëm UNICEF, po bën përpjekje që të krijojë mundësitë për përfshirjen e fëmijëve të kësaj kategorie në shkolla.

“Ne kemi edhe detyrim që të bëjmë më shumë për këtë kategori të fëmijëve sepse këta një ditë jo vetëm do të mbeten të paorjentuar në jetë, por mund të kalojnë edhe në devijime të ndryshme sociale”, tha sekretari Dakaj.

Ai theksoi se MASHT ka edhe departmanetin që merret me këtë çështje, ndërsa tha se ndonëse është i madh numri i fëmijëve që braktisin shkollën, kjo megjithatë nuk është shumë krahasuar me vendet tjera.

Sido që të jetë, tha sekretari Dakaj, ne dëshirojmë dhe nuk do të ndalim përpjekjet, në mënyrë që asnjë fëmijë nuk do ta kemi jashtë shkollës.

Ai falenderoi UNICEF-in për ndihmën që po i jep arsimit kosovar në përgjithësi, e sidomos në trajtimin e kësaj kategorie të fëmijëve.

Ndërsa, znj. Afërdita Spahiu – koordinatore e projektit të UNICEF-it për Kosovën, gjithashtu tha se kjo organizatë është përherë e kujdesshme dhe shumë e angazhuar që kjo kategori e fëmijëve të ndihmohet që të kyqet në rrjedha normale të jetës përmes arsimimit të tyre. Ajo theksoi se padyshim në këtë drejtim ka bashkëpunim shumë të mirë me MAShT-in.

Nisma “Fëmijët jashtë shkolle” do t’i referohet intervenimeve specifike, caqeve dhe standardeve të përcaktuara në Planin Strategjik të Arsimit 2011-2016 dhe në veçanti të Planit të Veprimit Kombëtar për Parandalimin e Braktisjes nga Shkolla 2009-2014.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)