27 Dhjetor 2024

Mbahet provimi i maturës për 33 mijë maturantë

Prishtinë, 6 qershor - Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM) ka njoftuar se testet janë shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat, ku është paraparë të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore për 33 mijë maturantë.

Po ashtu, sipas planit të paraparë, nëpër qendra janë shpërndarë edhe administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit, ndërsa pas pak çastesh, pra në orën 10:00, pritet të fillojë Provimi, i cili do të përfundojë në orën 13:00.

Provimi i Maturës këtë vit mbahet në ambiente të mbyllura, në klasë, duke i ndarë paralelet deri në 15 nxënës.

Do të administrohet nga 2500 administrues dhe 500 mbikëqyres, ndërsa për çdo 5 administrues do të ketë një monitorues.

Do të jenë gjithsej 250 qendra të testimit, kryetarët e të cilave do të jenë nga MAShT dhe universitetet publike. Për sigurimin e ambientit po kujdeset Policia e Kosovës, e cila është kujdesur edhe për shpërndarjen e testeve.

I tërë procesi do të monitorohet edhe nga Kallxo.com, e po ashtu edhe nga shoqëria civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)