15 Nëntor 2024

Mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore

Prishtinë, 4 qershor - Sot në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët.

Provimit të maturës do t’i nënshtrohen 32 mijë nxënës në 258 qendra në tërë Kosovën dhe me rreth 3 mijë zyrtarë që do e mbikëqyrin këtë proces.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë maturantët që do t’i nënshtrohen këtij testi në qendrën e testimit në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Të gjithë nxënësit që arrinë 40 përqind të pikëve do ta kalojnë maturën shtetërore kurse rezultatet do të shpallen më 30 qershor.

Por të gjithë ata që nuk do e kalojnë provimin e maturës në afatin e parë do e kenë këtë mundësi në afatin e gushtit, ku provimit do të mund t’i nënshtrohen më 27 gusht, pjesën e parë, kurse me 5 shtator pjesën e dytë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)