15 Nëntor 2024

Mbahet pjesa e parë e provimit të maturës

Prishtinë, 14 qershor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se sot organizon Provimin e Maturës 2017 për afatin e qershorit, pjesa e parë, për rreth 30 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Ministria njofton se provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit, të cilët do t’i nënshtrohen Provimit në shkollën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, në orën 10:30.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)