Mbahet pjesa e dytë e provimit të maturës për afatin e qershorit
Prishtinë, 24 qershor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka bërë të ditur se sot do të organizojë provimin e maturës 2017 për afatin e qershorit, pjesa e dytë.
Në provimin e maturës do të marrin pjesë për rreth 25 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.
Komisioni Qendror i Maturës njofton se, provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin.
Ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë. Pyetjet në pjesën e dytë të provimit janë nga lëmia profesionale.