26 Dhjetor 2024

Mbahet Olimpiada e Matematikës në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 25 shkurt - Sot u mbajt Olimpiada e Matematikës në Komunën e Prishtinës, në të cilën morën pjesë rreth 80 nxënës të klasave IX – XII nga të gjitha shkollat publike dhe private.

Me këtë rast, secila shkollë është përfaqësuar me nxënësit që i ka përzgjedhur për këtë garë.

Ndërkohë, nga secila klasë do të zgjidhen nga katër nxënës që do ta përfaqësojnë Komunën e Prishtinës në Olimpiadën e Matematikës në nivel të Kosovës, e cila do të fillojë me datën 1 mars, 2015.

“Drejtoria e Arsimit e ka marrë përsipër organizimin e olimpiadës matematikore. Janë angazhuar mësimdhënësit e lëndës së matematikës të cilët na kanë dorëzuar një numër të pyetjeve nga të cilat më pas, ne si drejtori, kemi bërë përpilimin e testeve.\"

\"Mbajtja e testit është administruar sot nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit dhe mësimdhënësve të matematikës, ndërsa nesër do të publikohen rezultatet e nxënësve të përzgjedhur për prezantimin e Komunës së Prishtinës në olimpiadën në nivel vendi”, tha drejtorja e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci tha se për të gjithë nxënësit që ishin pjesëmarrës në olimpiadën e matematikës, do të ndahen mirënjohje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)